Pakistan, sulmohen dy xhami, 2 mijë vetë peng

28/05/2010 12:20

Persona të armatosur kanë sulmuar dy xhami në qytetin e Lahorës në Pakistan gjatë lutjes së të premtes.

Të paktën 2000 persona, raportohet se janë marrë peng. Xhamitë ndodheshin pak metra larg njera-tjetrës. Dyshohet se ka viktima dhe të plagosur. Sipas televizionit pakistanez GEO TV, komanda hyri ne xhamine e Lahores duke sulmuar me bomba dore.

Sulmet kishin ne shenjester grupin  Ahmadi, qe edhe me pare ka qene objektiv i sulmeve te organizatave fondamentaliste sunite.

Top Channel