Koretë, Wen dënon aktet kundër paqes

28/05/2010 16:10

Kryeministri kinez Wen Jabao ka shprehur dënimin ndaj të gjithë atyre që destabilizojnë paqen në gadishullin korean.

Wen, në takimin e tij me presidentin koreanojugor Lee Myung-bak, ka deklaruar se Kina ka marrë një pozicion objektiv mbi cështjen e korvetës Cheonan pasi ka shqyrtuar përfundimet e hetimit ndërkombëtar.

Ai ka shtuar se Kina dhe Koreja e Jugut kanë thelluar besimin reciprok në përballimin e cështjeve ndërkombëtare.

Top Channel