Jemen, emërohet kreu i ri i Al Kaedës

28/05/2010 13:00

Othman Ahmed Al Ghamdi, një saudit i mbajtur për katër vjet në burgun e Guantanamos, është prezantuar nga Al Kaeda si lideri i ri i degës së saj në Jemen.

Prezantimi i Al Ghamdi, një ndër 85 personat më të kërkuar në botë, u bë përmes një videoje të transmetuar nga kanali satelitor Al Arabiya.

Në të njëjtin njoftim terroristët islamikë kanë konfirmuar gjithashtu vrasjen e tre krerëve të tyre në disa sulme ajrore të kryera në Jemen.

Mes tyre ishte edhe Anwar al Awlaki, imami radikal nën urdhërat e të cilit vepronte Nidal Hasan, oficeri mysliman përgjegjës për masakrën në bazën “Fort Hood” në SHBA.

Top Channel