Izrael, hapet rruga për palestinezët

28/05/2010 13:50

Rruga 443 që lidh zonën qëndrore të Izraelit në Jeruzalem është hapur sot për trafikun rrugor palestinez.

Masa në fjalë është marrë nga Gjykata e Lartë izraelite, pas një përiudhe kohore prej 10 vjetësh, gjatë të cilës rruga është mbajtur e mbyllur.

Pikërisht 10 vjet më parë nisi intifada dhe përgjegjësit ushtarakë vendosën t’u mbyllnin rrugën automjeteve palestineze nga Cisjordania, nga frika e atentateve.

Por pas aplikimit të kësaj mase, organizatat humanitare i bënë një apel Gjykatës së Lartë, e cila i dha të drejtë shqetësimit të tyre.

Top Channel