Indi, 65 të vdekur nga atentati hekurudhor

28/05/2010 08:00

Është ngjitur në 65 të vdekur bilanci i viktimave të atentatit hekurudhor në shtetin indian të Bengalasë Perëndimore.

Lajmin e bën të ditur televizioni lokal “Times Noë”, i cili citon burime të afërta me autoritetet hekurudhore.

Shpërthimi ndodhi në shina, në momentin kur dy trena po udhëtonin me shpejtësi të lartë, duke shkaktuar përplasjen e tyre.

Top Channel