Dy Koretë, Kina u bashkohet bisedimeve

28/05/2010 10:50

Kryeministri kinez Wen Jiabao po viziton Korenë e Jugut, në një moment kur tensionet me Korenë e Veriut janë acaruar pas mbytjes së anijes ushtarake të Seulit në muajin mars.

Cështja pritet të dominojë bisedimet që Jiabao do të zhvillojë me presidentin korean Lee Myung Bak. Hetuesit ndërkombëtarë kanë fajësuar Veriun për mbytjen e anijes.

Por Kina deri më sot ka refuzuar t’i bashkohet dënimit ndërkombëtar ndaj aleatit të saj të vjetër, Penianit.

Agjencia kineze e lajmeve “Xinhua” citon ambasadorin kinez në Seul, i cili ka thënë se vizita do të rikonfirmojë lidhjet mes dy vendeve.

Megjithatë, korrespondenti i BBC në Seul, John Sudworth ka deklaruar se për këtë cështje Kina ndodhet në një pozicion të parehatshëm.

Top Channel