Bob Kennedy jr ndahet nga gruaja

28/05/2010 16:40

Bobby Kennedy Jr, djali 56 vjecar i ish-presidentit amerikan Robert F. Kennedy, është një hap nga divorci me Mary Richardson, e alkoolizuar prej vitesh.

Një marrëdhënie në krizë që duket se ka shpërthyer disa ditë më parë, pasi gruaja ka dalë nga rruga me makinën e saj Volvo, e dehur, teksa ishte duke marrë fëmijët në shkollë.

Çifti ka 4 djem të moshës nga 8 në 15 vjeç. Robert Francis Kennedy është i treti nga 13 fëmijët e lindur nga Rfk dhe bashkëshortja e tij Ethel Skatel.

Top Channel