Xhamajkë, bosi i drogës mund të jetë arratisur

27/05/2010 09:35

Christopher “Dudus” Coke, bosi xhamajkian i drogës, në qendër të përleshjeve në ishullin karaibian, mund të jetë arratisur jashtë vendit.

Gjatë trazirave të shkaktuar humbën jetën rreth 60 persona.

“Daily Telegraph” citon ministrin e Brendshëm xhamajkian Vaz: “Nuk e di nëse është ende në Xhamajkë, është shumë e vështirë për ta thënë”.

Coke është i kërkuar në SHBA dhe për këtë duhet të ekstradohet.

Përleshjet kanë shpërthyer kur policia ka shkuar për të kërkuar bosin dhe dorëzuar autoriteteve amerikane.

Top Channel