Vizat, Berisha: Procesi i pakthyeshëm

27/05/2010 15:45

Kryeministri Sali Berisha përshëndeti vendimin e Komisionit Europian për të propozuar heqjen e vizave me Shqipërinë, duke e vleresuar atë një vendim historik dhe të merituar për qytetarët shqiptarë.(UPDATE)

“Ky është një vendim historik, një arritje madhore historike për cdo qytetar shqiptar. Kjo përbën një premtim të mbajtur”, u shpreh Berisha.

Përsa i përket tre kritereve të tjera që do të verifikohen në verë nga ekspertët, duke përmendur me detaje hapat konkretë për realizimin e tyre, kryeministri Berisha garantoi qytetarët shqiptarë dhe Komisionin Europian se ato do të përmbushen shumë shpejt.

Së pari strategjia për riintegrimin e te riatdhesuarve po punohet me partnertet nderkombetare dhe do te miratohet se shpejti, se dyti per rritjen e kapaciteteve ligjzbatuese ne luften kunder krimit te organizuar dhe korrupsionit, kryeministri Berisha tha se jane shtuar fonde te vecanta per sektorin analizues online te krimit te organizuar dhe pritet te marre vendim per te shtuar personelin ne drejtorite perkatese, si dhe per te cuar ne 6 numrin e grupeve te perbashketa te punes mes qeverise dhe prokurorise ne luftne kunder korrupsionit dhe krimit ekonomik. Se treti, persa i perket ligjit antimafia, kryeministri Berisha paralameroi vendime te shpejta per te konfiskimin e pasurive kriminale.

“Vullneti ynë është i hekurt për ta zbatuar këtë ligj. Janë krijuar strukturat gjurmuese në Policinë e Shtetit dhe brenda pak ditësh, do të trefishohet personeli në këto struktura. Policia e Shtetit dhe prokuroria kanë nisur një numër çështjesh për konfiskimin e aseteve kriminale dhe disa prej tyre pritet të dërgohen shumë shpejt, në gjykatë. Lufta kundër mafias në historinë e vendeve që janë përballuar me të, nga Sicilia deri në Nju Jork, ka qenë e suksesshme me një kusht themelor, shkatërrimin e ekonomisë së saj. Dërgimi i bosëve në burg është asgjë e rëndësishme, sepse ata edhe kur rrinë, rrinë në shpellë apo në hotel, shkatërrimi i ekonomisë është kushti më themelor për këtë luftë”, theksoi Berisha.

Kryeministri Berisha u shpreh i sigurte se vendimi final per hyrjen ne fuqi te heqjes se vizave pas disa muajsh nuk eshte i ndikueshem nga situate e brendshme poliitke ne vend.

“Kjo qeveri ashtu sikundër premton në reformat, në ligjet, e bëri këtë një procës të pandalshëm dhe ky i tillë do të jetë bazuar në detyrimet e përcaktuara dhe të shpallura qartësisht nga komisionerja Malmstrom”, u shpreh Berisha.

Top Channel