Rusia: Deklarata e Iranit, e papranueshme

27/05/2010 18:10

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov i ka cilësuar si të pamotivuara kritikat e presidentit iranian Mahmoud Ahmadinejad ndaj liderit të Kremlinit Medvedev, lidhur me programin bërthamor.

“Moska nuk gjunjëzohet para askujt, ajo udhëhiqet vetëm nga interesat e saj kombëtare dhe nga përgjegjësitë e marra përsipër në radhët e komunitetit ndërkombëtar”, ka pohuar Lavrov.

Shefi i diplomacisë ruse ka shtuar se përgjigjia nga pala iraniane ndaj përpjekjeve të vazhdueshme të Moskës është e papranueshme.

Top Channel