Milani mundet në miqësoren në Uashington

27/05/2010 11:50

Debutim i keq në miqësoren amerikane për Milanin. Përpara 30 mijë spektatorëve të Rfk Stadium, kuqezinjtë janë mundur 3-2 me Dc Washington.

Golat për amerikanët janë shënuar nga Emilio, Pontius dhe Allsopp.

Gjithnjë në pjesën e dytë, golat për Milanin janë shënuar të dyja nga Oddo.

“Nuk kemi luajtur keq. Kemi pasur një numër të madh rastesh për gol të cilat nuk i kemi shfrytëzuar. Kundërshtarët kanë gjetur portën tre herë për shkak të gabimeve tona, edhe pak banale”, theksoi tekniku Tassotti.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA