Marrëveshje verbale mes Adrianos dhe Romës
27/05/2010 11:05
Marrëveshje verbale mes Adrianos dhe Romës: “perandori”, sipas shtypit brazilian, ka vendosur dje për transferimin e tij.
Drita jeshile është marrë në një mbrëmje në Rio de Janeiro, në të cilën ishte prezent së bashku me avokatin e tij dhe përfaqësues të klubit italian.
Faqja e internetit “O Globo”, duke kujtuar kontratën me Flamengo që skadon të dielën, shpjegon se futbollisti do të shkojë sot në Gavea, selia e klubit, për t’u përshëndetur me shokët e tij të skuadrës.
Top Channel