Kriza, Kahn: Evropa në rrugën e duhur

27/05/2010 18:55

Drejtori i përgjithshëm i Fondit Monetar Ndërkombëtar, Dominique Strauss Kahn ka lavdëruar Evropën për menaxhimin e krizës ekonomike.

“Evropa po lëviz në drejtimin e duhur dhe rritja e saj nuk do të ngadalësohet shumë”, ka deklaruar Strauss Kahn nga Peruja, ku ndodhet për një vizitë zyrtare.

Megjithatë, të gjitha vendet anëtare të Bashkimit Evropian druhen se mund të përfshihen nga një krizë e rëndë si ajo që përfshiu Greqinë, për shkak të deficitit të thellë buxhetor.

Top Channel