Dy nëndetëse koreanoveriore kthehen në bazë

27/05/2010 10:00

Janë kthyer në bazë dy nga katër nëndetëset koreanoveriore, që u kishin ikur mbikëqyrjes së Koresë së Jugut dhe SHBA-së në fillim të javës.

Lajmin e kanë bërë të ditur burime nga Ministria e Mbrojtjes së Seulit, sipas të cilave dy nëndetëset 300 tonelatë secila, kanë ndjekur “kursin e një stërvitje të zakonshme” në detin e Japonisë, por dy të tjerat “nuk janë kapur ende nga radarët”.

Ka qënë pikërisht një nëndetëse e Penianit që ka mbytur korvetën koreanojugore “Cheonan” në fund të marsit duke vrarë 46 persona të ekipazhit dhe ndezur tensionin mes dy Koreve.

Ndërkohë Seuli dhe Uashingtoni kanë lajmëruar fillimin e stërvitjes së nëndetëseve të tyre.

Top Channel