
Prej disa vitesh, Brazili duket se nuk eshte me “toka e premtuar” per shume skuadra europiane te cilat furnizohen nga vendi ku rriten talentet me te medha te futbollit.
Shoqerite jane fuqizuar, kane arritur te thithin sponsora te rendesishem dhe si pasoje, klauzolat e shitjes se lojtareve jane shume te larta. Shembull i qarte eshte Hernanes i San Paolo, i cili nuk shitet pa 30 milione, ndersa Paulo Henrique i Santos vlen 40 milione. Qe prej vitit 2008, skuadrat me ne ze ne Brazil jane fuqizuar shume, madje mund te hyjne edhe ne merkato pa problem.
Nga ana tjeter, lojtaret nuk jane teresisht ne pronesi te klubeve, pasi ne treg kane hyre edhe grupet financiare. Gjithcka nisi me kalimin e mbrojtesit Breno nga San Paolo tek Bayern. Skuadra braziliane ne perpjekje per te mbajtur djaloshin, vendosi t’i shese vetem 20 % te kartonit. Breno dhe familja e tij kishin nevoje per para, prandaj ia shiten kuotat grupit “Sonda”.
Ky grup nderhyri per transferimin e Nilmar nga Lyon tek International dhe bleu nje pjese te Thiago Neves qe me pas u shit tek Hamburgu. Sonda investoi 300 mije euro per 20 % te kartonit te Brenos qe ne vitin 2008 iu shit Bayern-it per 19 milione euro, cka beri qe kompania te fitonte 3.8 milione.
Pas “Sonda” ne tregun e futbollit hyri edhe kompania MFB qe ne vitin 2008 bleu Henrique nga Coritiba per 6 milione dollare dhe e dha tek Flamengo duke mbajtur 20 % te kartonit. Shembuj te ngjashem jane edhe futbollistet Juan Figer e Wagner Ribeiro. Me keto levizje te fuqishme klubet europiane do ta kene perhere e me te veshtire te marrin talente nga Brazili per nje grusht para.
Top Channel