Reali heq Pellegrinin, vjen Mourinho

26/05/2010 21:10

Manuel Pellegrini nuk është më trajneri i Realit të Madridit, në vend të tij vjen Josè Mourinho.

Lajmin e ka bërë të ditur presideti i klubit spanjoll, Florentino Perez, gjatë një konference për shtyp.

Vendimi pritej prej disa ditësh dhe vjen në përfundim të një sezoni dështimesh.

Reali ishte ndërtuar për të fituar gjithcka, por blerja e Kaka-s dhe Cristiano Ronaldo nuk mjaftuan për të ndaluar vrullin e Barças në Ligë dhe të fitonte Champions League.

Përpara se të mbyllte konferencën për shtyp që ka zgjatur rreth 20 minuta, Perez i është përgjigjur në mënyrë evazive për një takim të mundshëm me presidentin e Interit, Massimo Moratti: “Nëse jam këtu, nuk mund të flas me të”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA