“Dënohet” Nehat Kulla

26/05/2010 15:55

Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi vendimet e dy shkallëve të tjera të gjyqësorit duke shpallur 20 vjet heqje lirie për 57- vjecarin Nehat Kulla, i njohur ndryshe ne Tirane pergjate trazirave te 1997 si ‘Gjenerali’.

Pavaresisht se dy avokatet e gjeneralit mungonin dhe kishin paraqitur kerkese per shtyrje te procesin ne nje date tjeter, Gjykata e Larte mori ne shqyrtim kerkesen e Kulles i cili kishte bere rekurs dhe kerkonte pushimin e ceshtjes per akuzen e vrasjes se ish-shoferit te ish ministrit te Rendit, Halit Shamata.

Kolegji vendosi te shqyrtoje kerkesen ne prani vetem te perfaqesuesit te Prokurorise se Pergjithme i cili i tha gjykates se duhej te liheshin ne fuqi vendimet e dy gjykatave te tjera.

Gjykata e Shkalles se Pare, Durres dhe ajo e Apelit e kane denuar Nehat Kullen me 20 vjet burg, per akuzen e vrasjes se Halim Gjuzit, ne 1998 ne afersi te Golemit. Sipas prokurorise pas nje incidenti me makine viktima eshte gjendur nen bresherine e armeve te zjarrit duke mbetur i vrare ne vend.

Deshmitaret thane se makina nga u qellua ishte me targa ushtarake duke cuar organin e akuzes ne dyshimet se mund te kishte qene Nehat Kulla. Pas nje sere peripecish mes te cilave pese arrestime e me pas liri e amnisti, Nehat Kulla ri prangoset ne 2005 gjate nje operacion blic te firmosur nga gjykata per kontroll banese. Nga ky kontroll doli ashtu sic prisnin forcat e policise se gjenerali mbante ne kullen e tij arme. Ndersa denohet me kater vjet heqje lirie, prokuroria njekohesisht deklaron se po e hetonte 57- vjecarin edhe per vrasje. Nehat Kulla, nuk e ka pranuar kurre te jete autor i ngjarjes, e per kete edhe avokatet e tij mbrojtes ne dy shkallet e tjera u kane thene togave te zeza se deshmite dhe provat e mbledhura jane manipuluar.

Top Channel