Kranjçar: Shqipëria? Nuk ka më kundërshtarë të lehtë

25/05/2010 11:20

Ekipi i futbollit të Malit të Zi ka përfunduar dje fazën përgatitore të ndeshjes miqësore me Shqipërinë. Në prag të kësaj ndeshje, në konferencën për shtyp të kundërshtarit tonë janë shfaqur trajneri Zllatko Kranjçar.

Tekniku i malazezëve ka zbuluar 11-shen e titullarëve ndaj kuqezinjve të Josip Kuzhesë, ku do të kërkojë dominimin e lojës që nga minuta e parë. Në radhët e vendasve do të rreshtohen dhe Vukçeviç i Sporting Lisbonës dhe Vuçiniç i Romës. Ky i fundit konsiderohet edhe si rreziku kryesor për portën tonë.

“Uroj që ndeshjen e parë ta mbyllim me fitore, sepse ajo që do të ndërtonte vetëbesim te skuadra para eliminatoreve Euro 2012. Nuk kam asnjë dilemë në lidhje me 11 titullarët që do të jenë: Bozoviç, Paviçeviç, Basa, Batk, Jovanoviç, Novakoviç, Kascelan, Bozoviç, Vukçeviç, Vuçiniç dhe Daloviç. Ekipi është në formë dhe do të kërkojmë dominim nga minuta e parë për të marrë rezultat pozitiv”, tha Kranjçar.

Trajneri i Malit të Zi, si një kundërshtar të matur, pasi në futbollin e sotëm nuk ka më ekipe të dobëta dhe të forta. “Në futbollin modern nuk ka skuadra të dobëta apo të forta, sidomos në një nivel përfaqësuesesh. Filozofia e futbollit shqiptar është shumë e ngjashme me tonën. Shqipëria është një ekip i mirë, ka një trajner me përvojë, i cili qëndron prapa rezultateve. Në eliminatoret e fundit kanë bërë një hap përpara dhe ishin pranë surprizës në ndeshje me Portugalinë”, u shpreh homologu kundërshtar i Kuzhesë. I të njëjtit mendim është edhe Simon Vukçeviç, i cili shton se “Shqipëria nuk është një rival me peshë, por jam optimist se sot do të marrim një fitore ndaj tyre”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA