Rruga e re, nis “epoka” e tunelit

24/05/2010 08:35

Vetem pak dite pas hapjes se galerise jugore te tunelit te Kalimashit ndihet shume lehte ndryshimi.

Ritmi dhe oraret e levizjeve jane krejt ndryshe nga ai i disa diteve me pare. Ne agjencine e Kukesit tashme gjen ne cdo 10 minuta nje furgon qe udheton per Tirane, ndersa ne cdo dy ore nje autobus.

Bileta e autobusit eshte vetem 50 leke, ndersa e furgoneve vetem 100 leke me shume. Njerezit nuk marrin buke me vete per ta ngrene gjate rruges ashtu sic ndodhte ne rrugen e vjeter, kur udhetimi zgjaste deri ne 8 ore ne kohe me mot te mire, ndersa edhe me shume gjate dimrit.

“Tashme qe jemi shume afer ndihemi me te integruar. Perpara se te hapej tuneli kur udhetoja per shkolle isha kaq i lodhur, sa nuk isha ne gjendje per mesim, shkoja ne shkolle thjesht per te mos marre mungesa”, tregon nje student. Nje udhetar tjeter kujton faktin qe kur duhet te udhetoje per ne Tirane, duhet ta planifikonte nje jave perpara.

“Tani i kemi thene lamtumire rruges se vjeter dhe as qe kane per ta besuar brezat e ardhshem faktin qe ne kemi udhetuar andej ne ate rruge te vdekjes”, tha nje udhetar ndersa hipte ne furgonin e linjes se Tiranes. Por ne sheshin e tunelit ne Kalimash ku ndodhen vazhdimisht qindra makina ne radhe, jo per ndonje pengese, por thjesht duhet pritur daljen e vargut te krahut tjeter, degjon gjithnje e me pak komente per rrugen e vjeter.

Ndoshta njerezit e harrojne veshtiresine shume shpejt dhe harresa ndoshta ben mire nganjehere, por sepse shume prej shofereve dhe pasagjereve tregojne se vijne nga Kosova dhe Maqedonia per here te pare ketej. Nje drejtues kamioni nga Gjilani na thote se asnjehere nuk kishte udhetuar rruges se vjeter nga Qafa e Malit, as si shofer, e as si pasagjer. “Kam degjuar se eshte rruge teper e keqe dhe vazhdimisht kam udhetuar nga kufiri i Maqedonise per ne Shqiperi, por hapja e Tunelit shkurton shume distancen dhe udhetimi jo vetem qe eshte i shkurter, por edhe komod”, tha ai duke shtuar se ky udhetim ishte udhetimi i dyte brenda dy ditesh.

Ne sallen operative te  tunelit ku punojne specialistet turq dhe shqiptare te firmes “Savornik” e gjithe gjatesie tunelit shihet ne ekranet e vendosura ku ne menyre elektronike cdo gje mbahen ne kontroll. Hamdiu, operatori turk i salles, tregon se ne monitoret e vendosur pasqyrohet ecuria ne detaje e funksionimit te tunelit.

Kontrollohet shpejtesia e mjeteve, funksionimi i cdo llambe te ndricimit, i kabines elektrike, i telefonise etj. Ne rastet e nje incidenti, p.sh nje zjarri, ne me pak se 50 sekonda prej salles operative aktivizohej sistemi i ujit per fikjen e zjarrit. “Me nje komande prej ketu ne riparojme cdo defekt qe mund te ndodhe brenda ne tunel”, thote Hamdiu duke shtuar se siguria ne tunel ishte nga me e larta e arritur ne veprat e ngjashme ne bote. Karvani i mjeteve brenda tunelit shoqerohet nga tre mjete te sigurise, ne krye fare nje fuoristrade e posacme tregon nisjen, ne fund nje tjeter mbyll karvanin, ndersa e treta kontrollon shpejtesine dhe ne teresi disiplinimin e levizjeve.

Fatmir Cengu, komandant i zjarrfikesve, me fuoristraden e tij qorton me ane te altoparlantit cilindo qe tenton te prishe rregullin. Ai tregon se ne cdo 450 metra brenda tunelit ndodhen daljet e sigurise, telefonia, sherbimi zjarrfikes e keshtu me radhe. Jane rreth 50 zjarrfikes te trajnuar qe punojne me turne gjate 24 oreve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA