Poloni, dhjete te mbytur nga koha e keqe
21/05/2010 17:00
Bilanc tragjik i te viktimave te permbytjeve qe kane goditur ne keto dite Polonine qe ka shkuar ne 10 te vdekur.
Nderkohe tre persona te tjere konsiderohen te zhdukur.
Vemendja e te gjithe sherbimeve te emergjences eshte drejtuar nga Varshava ku niveli i Vistolas ka arritur 7.45 metra dhe eshte ne ngritje.
Muret mbajtese mund te ndalin ujin deri ne nje lartesi 8 metra.
Kryetari i bashkise se kryeqytetit polak, Hanna Gronkiewicz Waltz ka lajmeruar se gjithcka eshte gati per evakuime te mundshme.
Top Channel