Lohan, 100 mijë dollarë për të siguruar lirinë

21/05/2010 17:35

Lindsay Lohan e ka paguar shtrenjtë largimin nga territori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të vizituar Festivalin e Kanës.

Aktorja që është në “liri me kusht”, duhej të paraqitej në gjykatë të enjten por nuk ka mundur ta kalojë në kohë oqeanin, cka ka bërë që gjykatësja të nënshkriuajë një mandat arresti për të. Kështu, aktorja u detyrua të paguante 100 mijë dollarë garanci për të mos pranuar prangat në duar.

Lajmin e bën të ditur avokati i Lohan. Ajo është dënuar me “liri më kusht” pasi në vitin 2007 u kap dy herë e dehur në timon. Sipas avokatit, Lindsay ngeli e bllokuar në Francë pasi i kishte humbur pasaporta, por gjykatësja Revel nuk e fali duke deklaruar: “Duhet ta marrë këtë gjë shumë seriozisht. E paralajmërova”.   

Top Channel