14-vjecari qellon me arme shkollen

21/05/2010 14:00

Nje nxenes i shkolles 9-vjecare ‘Liri Kazazi’ ne qytetin e Lushnjes ka terrorizuar nxenesit dhe mesuesit e kesaj shkolle duke qelluar me bresheri automatiku ne drejtim te shkolles.

Gjate ores se mesimit, nxenesi i klases se 9-te eshte zene me mesuesin kujdestar te klases se tij dhe me mesuesin e fiskultures. Pas grindjeve ne klase nxenesi ka tentuar te qelloj me mjete rrethanore mbi mesuesit dhe me pas eshte larguar per ne shtepi ku ka marre nje arme automatike kallashnikov. Ai ka shkuar ne ambjentet e pasme te shkolles ku po zhvillohej mesimi dhe ka nisur te qelloje ne menyre te cregullt ne drejtim te saj dhe ne ajer.

Fatmiresisht plumbat kane goditur vetem muret e shkolles dhe asnje nga nxenesit dhe mesuesit te cilet jane terrorizuar nga krismat. Policia e cila erdhi ne vendngjrje nisi hetimet per zbardhjen e saj. sipas shefit te policise kriminale ne lushnje shkak ka qene nje debat mes nxenesit dhe mesuesit te fiskultures dhe fyerjet gjate debatit. Policia ka marre ne pyetje edhe dy mesuesit ndersa nisi kerkimet per nxenesin, i cili pas ngjarjes ishte fshehur ne shtepine e tij. Bashke me te miturin eshte ndaluar edhe babai i tij. Policia me zbardhjen e ngjarjes qe perpak perfundoi ne nje tragjedi po heton edhe ne lidhje me armen automatike qe u perdor nga i mituri.

Top Channel