Njolla e zezë, Kevin Kostner fal shpikjen e tij

20/05/2010 16:45

Mund të jetë Kevin Kostner ai që mund të zgjidhe problemin e njollës së zezë në Gjirin e Meksikës pas rrjedhjeve të naftës nga një pus në Luiziana.

Aktori hollivudian i ka dhuruar kompanisë British Petroleum një mekanizëm të shpikur nga vetë ai për të depuruar ujin. Sipas “Daily News”, kompania BP që nuk ka arritur ende të gjejë një zgjidhje, i ka ndezur dritën jeshile projektit të centrifugës 24 milionë dollarëshe të quajtur “Ocean Therapy”.

Funksionimi i saj është i thjeshtë; than ujin e ndotur nga nafta, e depuron dhe më pas e rihedh në det. “Eshtë si një fshesë e madhe me korent”, shprehet ortaku i Kostner, John Houghtaling.

Aktori hollivudian mbieti i shokuar pasi mori vesh lajmin e katastrofës në “Exxon Valdez” të Alaskës në vitin 1989 dhe që atëherë nisi punën për financimin e shkencëtarëve, të cilët kanë punuar për mekanizmin në fjalë.

Nga fundi i detit dalin rreth 800 mijë ton naftë në ditë, një kërcënim i madh për ekosistemin e gjirit që tashmë kërcënon edhe brigjet e Floridas.  

Top Channel