Meg Ryan regjisore, kërkon fonde për filmin e parë

20/05/2010 16:20

Aktore, producente, tashmë edhe regjisore. Ylli hollivudian, Meg Ryan zbret në sheshxhirim për të nisur karrierën pas objektivit të kameras, por mesa duket nuk do ta ketë shumë të lehtë.

Ajo po përpiqet të mbledhe fonde për filmin e parë si regjisore dhe xhirimet dëshiron t’i fillojë brenda këtij viti. Këtë sekret Ryan e ka zbuluar në Festivalin e Kanës ku paraqitet si producente me dokumentarin “Countdown to zero”.

Ajo shton se nuk mund ta zbulojë titullin e filmit pasi fillimisht nevojitet financimi. Jo keq për një vajzë që dëshironte të bëhej gazetare por që më pas u bë një nga fytyrat më të dashura në Hollywood.

Top Channel