Mandat arresti për Lohan, s’u paraqit në gjykatë

20/05/2010 19:55

Një gjykatë në Kaliforni ka lëshuar një mandat arresti për aktoren Lindsay Lohan.

Ajo ndodhej në Kanë në momentin që duhej të paraqitej në gjykatë për shkak të lirisë me kusht por ngeli e bllokuar në Francë sepse iu vodh pasaporta.

Këtë e bën të ditur avokati i aktores. Superior Court në Los Angeles i kishte caktuar aktores ditën e enjte që të paraqitej para gjykatëses Marsha Revel, por Lohan nuk ia ka dalë dhe kjo do t’i krijojë probleme të mëdha me drejtësinë amerikane.

Liria me kusht për aktoren u vendos në vitin 2007 pasi ajo u kap dy herë në timon, në gjendje të dehur. “Duhej ta merrte këtë gjë seriozisht sepse e kam paralajmëruar më parë”, tha gjykatësja Revel që e ka detyruar Lohan t’i nënshtrohet testit anti-drogë një herë në javë.

Top Channel