Fox krahasoi regjisorin me Hitlerin, pushohet

20/05/2010 16:05

Eshtë një nga femrat më të bukura në planet por kjo nuk do të thotë se ajo mund të flasë cfarë mendon për njerëzit.

Megan Fox është pushuar nga kompania “Paramount” për episodin e tretë të “Transformers”. Pak muaj më parë ajo e krahasoi regjisorin e filmit, Bay me Hitlerin dhe mesa duket kjo nuk u ka pëlqyer prodhuesve të filmit, të cilët e kanë zëvendësuar me aktoren tjetër Gemma Arterton, protagoniste në “Princi i Persisë”.  

Ndërkohë Megan po përfundon xhirimet e filmit “Jonah Hex” që do shfaqet ne kinema gjatë qershorit.

Top Channel