Tokyo Hotel, Kaulitz në shtrat për shkak të Viagras

19/05/2010 14:35

Kitarristi i grupit gjerman, Tokyo Hotel, Tom Kaulitz ka qëndruar i shtrirë dy ditë për shkak të problemeve me dhimbjen e kokës dhe zbehjes së shikimit.

Gjatë turneut në Azi ai ka marrë shumë ilace Viagra, të cilat i kanë shkaktuar crregullime. Këtë e bën të ditur vetë kitarristi në një intervistë për gazetën “Bild”.

“Në fillim i thashë shitësit: të dukem nga ata që kanë nevoje? Por ai m’u përgjigj: Jo, por duhet ta provosh. Dhe kështu unë e mora një”, pohon Kaulitz.

Më tej ai shton se me kalimin e orëve mori pilula të tjera, ndoshta më shumë se norma e lejuar. “Të nesërmen në mëngjes kisha një dhimbje koke dhe gjithcka para meje ishte errësuar. Kjo gjë zgjati për 48 orë”, përfundon muzikanti 21 vjecar.

Top Channel