SHBA, ndërron jetë pianisti i Fitzgerald

19/05/2010 09:10

Ndërron jetë në New York pianisti legjendar i këngëtares, Ella Fitzgerald.

93 vjecari Hank Jones që luajti për 35 vjet me këngëtaren, lindi në  Vicksburg të Mississippit në vitin 1918 dhe ka pothuajse gjysmë shekulli karrierë në botën e muzikës.

I rritur në një familje të madhe me 9 vëllezër e motra, ai arriti të shprehë talentin e madh në piano. Ai gjithashtu do të mbahet mend si shoqëruesi i Marilyn Monroe në këngën “Happy birthday” dedikuar presidentit Kennedy në “Madison Square Garden” të Newë York në vitin 1962.

Top Channel