Orhan Pamuk viziton Beratin

18/05/2010 21:25

Pasi ka vizituar Tiranën, nobelisti turk i lerësisë, Orhan Pamuk ditën e sotme ka mbërritur në qytetin e Beratit. Në biliotekën e qytetit ai është pritur nga pushtetarë lokalë, e artëdashës së librit.

Kryetari i bashkisë Fadil Nasufi përshëndeti ardhjen e nobelistit turk, duke e cilësuar vizitën e tij si mjaft të rëndësishme për këtë qytet. Ndërsa, prefekti Bujar Hoxha në fjalën e tij u shpreh se do t’i kërkojë këshillit bashkiak dhe bashkisë së këtij qyteti që të vlersojë me titullin “nder i qytetit”, shkrimtarin e njohur turk.

“Jam shumë i emocionuar nga pritja juaj e ngrohtë këtu në Berat.Unë dua t’ju përgëzoj që e keni mbajtur kaq mirë Beratin. Ju i dini mjaftë mirë vlerat e tij. Dua t’ju falenderoj që ju më lumturuat së tepërmi me pritjen tuaj me sinqeritetin tuaj me buzëqeshjen tuaj. Ky qytet me ngjason për nga arkitektura qytetit tim të lindjes. Në librat e mi unë nuk trajtoj konfliktet lindje-perëndim nuk trajtoj konfliktin mysliman-ortodoks, por trajtoj miqësinë midis njerëzve dhe këtë do ta konfirmojmë duke ruajtuar sa më shumë qytet tona”, tha fituesi i cmimit Nobel per Letersine ne vitin 2006.

Top Channel