Gjirokastër, mungesë e gjakut në spital

18/05/2010 12:00

Spitali rajonal i Gjirokastres ka rezerva te pamjaftueshme te gjakut. Ky spital është qendra më e madhe shëndetësore në jug të vendit, ai pret pacientë nga i gjithë jugu ndërsa vetëm gjatë këtij viti numri i të aksidentuarve në rrugën nacionale që janë paraqitur për ndihmë pranë këtij spitali ka qenë mjaft i lartë.

E ndërsa ndërgjegjësimi për situatën duket se është minimal, fushatat e herëpashershme të dhurimit nuk mund të krijojnë rezervën e mjaftueshme për një institucion shëndeti që pret cdo muaj gati 600 pacientë.

Sipas specialistëve dhuruesit me pagesë janë gjithnjë e më të paktë në numër dhe cilesia e gjakut e grumbulluar nga kjo kategori përsonash nuk është e lartë.

Top Channel