Miss SHBA, për të parën herë fiton një myslimane

17/05/2010 13:35

Pasi ka thyer tabunë e votimit të presidentit të parë me ngjyrë, Amerika hedh poshtë edhe një tjetër barrierë. 24 vjecarja Rima Fakih është zgjedhur Miss SHBA, e para myslimane.

Bukuroshja me origjinë libaneze që jeton në Michigan ka lënë pas konkurrentet nga i gjithë vendi, duke triumfuar në një natë që shkruan faqen e radhës së historisë amerikane. Ajo është kurorëzuar nga Donald Trump në “Planet Hollywood” të Las Vegas.

Fakih e diplomuar për ekonomi, ka treguar se nuk është vetëm e bukur por edhe inteligjente dhe e sigurt në vetvete. Në intervistën pas fitores ajo e cilësoi kontraceptivin një ilac normal që duhet të përdoret nga njerëzit. Konkursi zhvillohet cdo vit që nga 1952-shi i largët. Rima u transferua në SHBA në moshë të vogël por u rrit në New York ku frekuentoi një shkollë katolike.

Entuziast për këtë fitore është shprehur edhe kreu i komitetit arabo-amerikan kundër diskriminimit. “Eshtë një moment historik që tregon madhështinë e Amerikës”, theksoi ai.

FOTO GALERI
1/3
24 vjecarja me origjinë nga Libani

Top Channel