Greqi, historia dramatike e një familjeje shqiptare në një film

17/05/2010 14:50

Një Zhuljetë shqiptare dhe nje Romeo rus, me historine e tyre tragjike te zhvendosur ne Greqine e sotme.

Ky eshte subjekti kryesor dhe mesazhi qe percjell nje prej talenteve me premtuese te kinematografise greke, Hristos Nikoleris, me filmin e tij te pare te metrazhit te gjate -“Kanenas”(Askushi).

“Ta problematizojme shikuesin me disa ceshtje qe ekzistojne sot ne Greqi dhe kudo ne pergjithesi”, thotë regjisori Hristos Nikoleris.

Ne qender te filmit është historia dramatike e nje familje emigrantesh shqiptare qe jeton ne Greqi dhe qe meson te rejat nga atdheu duke pare vazhdimisht Top Channel.

Djali i shtepise, 22 vjec qe punon ne nje servis makinash humb jeten gjate nje konflikt me nje grup te rinjsh me prejardhje ruse dhe familja sipas zakonit vendos ta varrose ne Shqiperi. Gjate udhetimit mortor drejt atdheut, familja meson se vajza e tyre eshte shtatzane,pikerisht me nje prej te rinjve qe shkaktuan vdekjen e vellait te saj. E mbyllur ne vetvete dhe e pafuqishme per t’u larguar nga dashuria ,vajza nuk guxonte t’ja thoshte te verteten te vellait nga frika dhe tragjedia ishte e pashmangshme. Ne kastin e filmit eshte  vetem nje aktor shqiptar, Aleksander Rrapi, i njohur per role te tij te arritura ne shume filma te tjere kinematografike apo televizive ne Greqi.

“Nuk ka rendesi prej nga eshte dikush,mjafton te jete aktor i mire.Dhe Aleksandri eshte nje aktori i mire qe mbart nje kulture ne vetvete”, shton Nikoleris.

Kuriozitet ngjall fakti se si do percjellin mentalitetin e emigranteve te huaj akoret greke ne film. Filmi qe pritet me interes te jashtezakonshem do te marre pjese ne festivalin e filmit ne Selanik ne tetor dhe ne nentor ne ate, te Tiranes.

Top Channel