Eva Herzigova shkëlqen në Kanë
17/05/2010 16:00
Shi fotografish, duartrokitje dhe ulërima të fansave. Kështu është pritur Eva Herzigova teksa kalonte tapetin e kuq të festivalit të Kanës.
Ish-modelja çeke ka mbërritur të dielën në Croisette ku do të shfaqet për herë të parë filmi i saj i fundit.
Bëhet fjalë për “La princesse de Montpensier”, i regjisorit Bertrand Tavernier.
Top Channel