Claudia Schiffer mama për herë të tretë

17/05/2010 10:45

Ish modelja më e paguar në botë, Claudia Schiffer është bërë mama për herë të tretë.

E martuar me britanikun Matthew Vaughn, biondja gjermane lindi në Londër një vogëlushe, emri i së cilës nuk dihet ende. Cifti ka edhe dy fëmijë të tjerë, 7 vjecarin Caspar dhe Clementina-n 5 vjec.

Shtatzania e Schiffer nuk kaloi pa u vënë re pasi ajo pozoi për “Vogue” në objektivin e fotografisë së Karl Lagerfeld. Fotot u realizuan pak ditë para se ish modelja të nxirrte në dritë vajzën.

Top Channel