Bruno Vespa: Nuk kam lidhje me Mussolini-n

17/05/2010 20:50

Bruno Vespa ka reaguar pas deklaratave të mbesës së Duçes, Alessandra Mussolini e cila në një media italiane kishte deklaruar se gazetari i njohur kishte prejardhje nga gjyshi i saj.

“Tani mjaft. Alessandra Mussolini është një grua shakaxheshë dhe simpatike, por tani po e ekzagjeron. Deri tani i kam qëndruar shakasë, por prej kohësh në familjen time, e cila është më e ndjeshme, ka pasur reagime. Të insistosh në këtë çështje bëhet fyese”, theksoi Vespa.

Ndërkohë që Alessandra këmbëngul në teorinë e saj duke u nisur edhe në ngjashmëritë fizike.

“Është i gjithi gjyshi im. Ka karakteristika dalluese të familjes”, ishte shprehur Mussolini.

Top Channel