Ka vdekur ne moshen 67 vjecare, nje prej zerave me te njohur te muzikes rock. Ronnie James Dio, ish kengetar i Black Sabbath e Rainbow, u shuajt mengjesin e sotem pas nje beteje 6 mujore me kancerin.

Lajmi u be i ditur nga Wendy Dio, bashkeshorte dhe manaxhere e artistit, me ane te nje njoftimi te shkurter drejtuar fansave.

“Sot zemra ime eshte e thyer. Ronnie u nda nga jeta ne oren 7.45. Shume, shume miq e familjare munden t’i thone mirupafshim per here te fundit, perpara se ai te shuhej paqesisht. Ronnie e dinte se sa ju e donit. Ne e vleresojme pamase dashurine dhe mbeshtetjen qe na keni dhene. Ju lutem, dini qe ai ju donte te gjitheve, dhe muzika e tij do te jetoje pergjithmone” – shkruhej ne mesazhin e Wendy Dio, postuar fillimisht ne websitin zyrtar te kengetarit.

Ronnie James Dio fitoi fame duke kenduar me grupin e tij, Elf, perpara se te bashkohej me Richie Blackmore ne grupin Rainbow, ne vitin 1975. Kater vjet me vone, Dio zuri vendin e Ozzy Osbourne ne grupin Black Sabbath, me te cilet bashkepunoi per 3 vjet, dhe publikoi dy nga albumet me te suksesshem te grupit dhe te historise se heavy metal-it, “Heaven and Hell” dhe “The Mob Rules”. Ai u ribashkua me ta per nje vit, ne 1992, per te publikuar albumin “Dehumanizer”. Ne vitin 1982, ai formoi grupin e tij, DIO, ndersa ne vitin 2006, u ribashkua edhe njehere me shoket e Black Sabbath, kete here nen emrin Heaven & Hell, me te cilet beri disa turne shume te suksesshem dhe publikoi albumin “The Devil You Know” qe arriti vendin e tete ne Billboard 200, ne SHBA. Ai njihet gjithashtu, edhe si njeriu qe popullarizoi shenjen e brireve, nje simbol dallues i muzikes heavy metal.

Dio u diagnostikua me kancer nentorin e shkuar, pasi u shtrua ne spital per dhimbje qe e detyruan te nderprese turin e saponisur te grupit te tij, DIO.

Gjate ketyre muajve, Ronnie iu nenshtrua disa seancave te kemioterapise dhe kura dukej e suksesshme, nderkohe qe Heaven & Hell kishin planifikuar disa koncerte gjate veres, perfshi edhe shumicen e datave te festivalit Sonisphere, perkrah Metallica, Megadeth, Slayer e Anthrax.

Vetem pak dite me pare, grupi lajmeroi anullimin e koncerteve, per shkak se gjendja shendetesore e Dio, nuk ishte shume e mire.

Menjehere pas lajmit te ndarjes nga jeta, dhjetra mijera mesazhe ngushellimi nga fansat e tij nisen te shkruhen neper rrejetet sociale ne internet, nderkohe qe pa pushim publikohen edhe reagime nga miq e kolege te tij muzikante. Ne te gjithe mesazhet, vihet theksi tek zemergjeresia dhe thjeshtesia e kengetarit. Ronnie njihej si nje nga kengetaret qe harxhonte me shume kohe me fansat e tij, duke mbajtur seanca te gjata takimesh e autografesh para e pas koncertesh, ndersa sjellja e tij perhere korrekte, e kishte bere te njohur si xhentelmeni i heavy metal-it.

Top Channel