Pas 16 javesh bashkejetese te vezhguar 24 ore ne 24 nga Big Brother, reality show-t po i vjen fundit.

Sot, ne mbremjen finale te spektaklit do te zbulohet se kush do te jete fituesi i edicionit te trete te Big Brother, i cili do te fitoje edhe cmimin e madh prej 10 milion lekesh te reja.

Deri me tani, Domenika eshte shpallur finalistja zyrtare e lojes. Nderkohe pritet te zbulohen se kush do te jene te tjeret, pas eliminimit te njerit prej konkurenteve ndermjet Jetmirit, Erjonit, Eridiones dhe Klodianit.

Procedura e votimit per nxjerrjen nga shtepia te banorit, eshte njesoj si ajo e kryer gjate javeve te kaluara. Mbremja e spektaklit te sotem do te jete me e gjate se te shtunat e meparshme dhe do te ofroje surpriza spektakolare.
 

Top Channel