Ka përfunduar në pranga roja e godines së shkollës ‘Mahir Domi’ ne Elbasan ku mengjesin e djeshem u vra me arme zjarri nje nxenese ne klase.
I ndaluari nga policia eshte shtetasi Naim Tahiraj, lindur dhe banues ne Elbasan. Sipas drejtorise se qarkut Elbasan, ndalimi u be per shkak te shperdorimit te detyres, duke lejuar persona te huaj dhe te paautorizuar te futeshin ne ambientet e shkolles.
Mengjesin e djeshem, pasi kishte perfunduar ora e pare e mesimit shtetasi Endrit Jorgji Llambraj i datelindjes 1991 hyri ne shkolle dhe ne klasen ku ndodhej Gerta Ramazan Bahja e se njejtes vitlindje, nxenese e klases se katert. Pasi ka nxjerre jashte nxenesit e tjere nen kercenimin e nje pistolete, Endrit Llambraj, nga Vlora qelloi tre here me arme zjarri mbi maturanten. Sipas policise shkak eshte bere xhelozia dhe refuzimi per te krijuar nje lidhje. Policia nisi ndjekjen e autorit dhe gjate largimit ai ka vrare edhe veten.
Ne trup ju gjeten edhe 8 fisheke pistolete si dhe nje sasi e vogel lende narkotike, kanabis sativa. Ne qytetin e tij te lindjes autori i vrasjes njihej si njeri aspak problematik. Ai punonte prane nje lavazhi dhe nje vit me pare kishte njohur gjate nje ekskursioni maturanten, te ciles i mori edhe jeten.
Top Channel