Romeo e Zhuljeta në Facebook

12/05/2010 17:30

Nga Romeo dhe Zhuljeta e Shekspirit të dashurite virtuale. Ndoshta bota ndryshon në shekuj, por fundi i historisë  mbetet sërish i njëjtë.

Këtë radhe ndoshta edhe më tragjik, pavaresisht zhvillimit të shoqërise. Një histori që ka nisur në një ekskursion ne Vlore dhe qe ka vijuar permes Facebook-ut. Keshtu jane njohur maturantja nga Elbasani Gerta Baja me 19-vjecarin Endrit Lambi. Keshilltari i ministrit te Arsimit Myqerem Tafaj, pohon se dy te rinjte kane komunikuar permes rrjetit te njohur social ne internet deri diten qe vajza i ka dhene fund kesaj lidhjeje virtuale. Ajo qe eshte e rende dhe godet me shume eshte se si ka mundur nje person te arrije ne nje vendim ekstrem duke hyre i armatosur ne shkolle.

Ka patur nje marreveshje me drejtorine e policise per te patur police ne shkollat e mesme, marreveshje qe eshte prishur ne vitin 2009, pasi policia nuk kishte mundesi per te mbajtur personel edhe per shkollat.

Psikologet mendojne se djali e ka perjetuar shume rende ndarjen, dhe kjo ndodh tek adoleshentet te cilet jane rritur ne nje familje me probleme, ku njeri nga prinderit nuk eshte prezent, dhe tek tipat e mbyllur sociale.

19-vjecari pasi ka goditur tre here vajzen eshte larguar dhe me pas eshte vetvrare.

Top Channel