PS: Qeverisja e korruptuar

12/05/2010 16:40

Partia Socialiste e cilësoi qeverisjen aktuale si të mbytur nga korrupsioni në të gjithe sektorët më të rëndësishëm për vendin, fakt ky që sipas deputetit Erjon Brace ka gërryer rrënjët e shtetit duke e kthyer atë thuajse në një pronë private të kryeministrit aktual dhe shpurës së tij.

Sipas Braces qeverisja aktuale ka krijuar dhe ushqyer kulturen e pandeshkueshmerise.

“Shqiptarët dhe ndërkombëtarët e kanë kuptuar dhe kanë ndëshkuar atë korrupsion gjithëfarësh që ka përfshirë cdo hallkë nga administrimi i të mirave publike deri te financat publike të shtetit shqiptar. Kultura e pandëshkueshmërisë po thellon korrupsionin në vend. Sot në qeverinë e Berishës janë hetuar dhe proceduar penalisht dy ministra, por ata kanë mundur të shmangin gjykimin dhe ndëshkimin e tyre, njëri i mbështetur në procedura dhe tjetri i kapur nga imuniteti parlamentar”, u shpreh Brace.

Gjate oreve te para te mengjesit te sotem nga greva e urise se opozites qe po zhvillohet ne bulevardin perpara kryeministrise ka dale nje tjeter qytetar Alfred Syla 35 vjec nga qyteti i Kukësit. Nderkohe gjate paradites se sotme nuk ka patur greviste te tjere qe te shoqerohen ne gjendje te rende.

Top Channel