Milo: Shqipëria, e lodhur nga lufta politike

12/05/2010 18:55

Kryetari i PDS, Paskal Milo duke folur në protestën e sotme të opozitës është shprehur se Shqipëria është e lodhur nga lufta e brendshme politike.

Duke komentuar një vizitë të zhvilluar së fundmi në Prishtinë, Milo ka deklaruar se është ndodhur në pozitë të vështirë kur është pyetur nga kosovarët përse nuk hapen kutitë.

“Më kanë pyetur shumë njerëz, përse nuk hapen kutitë në Shqipëri. Dhe unë iu kam dhënë përgjigjen se Shqipëria është e drobitur nga lufta politike, që po e mban larg procesit të integrimit”, ka pohuar Milo.

Top Channel