Lohan: Dialog konstruktiv mes partive

12/05/2010 13:40

Dita e Europës nuk ka të bëjë me 9 majin 1945, ditën e kapitullimit të Gjermanisë naziste. Dita e Europës ka të bëjë me 9 majin 1950, ditën kur ministri i Jashtëm francez Robert Shuman propozoi një treg të përbashkët për qymyrin dhe celikun e Francës dhe Gjermanisë.

Nga kjo lindi Komuniteti i parë europian i qymyrit dhe celikut, pararendës i Bashkimit Europian. Pra, dita e Europës përmban jo mesazhin e rezistencës, por mesazhin e bashkimit.

Duke e përkujtuar në Tiranë, me pak ditë vonesë për shkak të disa impenjimeve, ambasadori Lohan citoi pjesë të deklaratës, ku thuhet se Europa nuk do të bëhet menjëherë dhe se Bashkimi kërkon eliminimin e kundërshtive shekullore mes Francës dhe Gjermanisë.

“Përsa i përket Shqiëprisë nuk mundem të mos i vendos fjalët e Robert Shumanit në kontekstin e integrmit europian. Robert Shumani flet për arritje konkrete dhe kjo më sjell ndërmend arritjet konkrete që duhet të bëjë Shqipëria si kusht për integrimin e saj në Bashkimin Europian. Robert Shumani flet për eliminimin e konfliktit mes armiqve të vjetër. Edhe kjo përmban kuptim për zgjidhjen e konflikteve të brendshme të Shqipërisë”, ka deklaruar Lohan.

Por kryeministri Berisha nuk pranoi të thotë nëse në këtë paralelizëm, atij i pëlqen ta shohë veten si Franca apo Gjermania.

“Në cdo variant që të më ktheni, unë mbetem shqiptar. Kam respekt për kombet e tjera, por ka thënë njëherë De Gaulle se, kryqi im është francez”, është shprehur Berisha.

Për hir të historisë, ishte gjenerali De Gaulle ai që filloi historinë më të gjatë të bojkotit në Europë, atë të Francës ndaj NATO-s, bojkot që zgjati plot 43 vjet.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta