Drejtori i ‘Transparency International” për Europën dhe Azine Qëndrore Miklos Marshall deklaroi se Shqiperia ka bere progres ne luften kunder korrupsionit, por mendon se eshte ende heret per te dhene nje gjykim perfundimtar.
“Une mendoj se ka patur progres domethenes. Lufta ndaj korrpusionit përbëhet nga tre elementë thelbësorë, vullneti politik, reformat e gjithanshme ekonomike dhe përfshirja aktive e shoqërisë civile. Ështe shume heret per mua që te jap gjykimin tim përfundimtar. Por në Shqiperi ku korrupsioni eshte nje ceshtje e mprehtë, une shoh nje vullnet të fortë politik për ta luftuar atë. Gjithashtu shoh që ekziston nje mirekuptim i mire se reformat sistemike jane menyra me efikase per te luftuar korrupsionit dhe se shoqeria civile duhet te kete rol kyc në këtë luftë. Aty ku shikoj se duhet punuar ende jane reformat ne administraten publike”, u shpreh Marshall.
Kryeministri Berisha, deklaroi se ndryshe nga disa vite më parë Shqipëria është sot një vend ku korrupsioni dënohet.
”Kemi ngritur task forcen qe ka penalizuar mbi 200 zyrtarë ne kater vjet te niveleve te ndryshme. Gjykatat e kane mirepritur kete”, u shpreh Berisha.
Vetëm dy ditë më parë Top Channel zbuloi një raport konfidencial të Bashkimit Europian, i cili thekson se ndonëse numri i rasteve të korrupsionit që po hetohen është në rritje, niveli i dënimeve për to mbetet i ulët. Po kështu pak ditë më parë, u publikua edhe një studim i financuar nga USAID, i cili vërente 91.8 për qind e shqiptarëve mendojnë se korrpusioni është i përhapur gjerësisht në insitucionet publike.
“Perceptimet jane perceptime. Edhe ne Bashkimin Europian shkalla e perceptimit eshte 70 per qind, por e verteta eshte se aty korrupsioni eshte shume me i vogel”, u shpreh Berisha.
Shefi i qeverisë pranoi se aktualisht Shqipëria ka probleme me korrupsionin në shëndetësi, hipoteka dhe provimet universitare. Por në të treja këto fusha sipas tij do të ketë masa të shpejta.
Top Channel