Greva, tjetër protestues në spital

12/05/2010 16:55

Në ditën e 12-të të grevës së urisë, një tjetër protestues është dërguar me urgjencë në Qendrën Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’ për shkak të rëndimit të gjendjes shëndetësore.

Astrit Sefekolli, protestues nga qyteti i Korcës la grevën për shkak të problemeve me stomakun dhe tensionin.

Në total numri i grevistëve që janë larguar nga cadra ka shkuar në 27, ndërkohë që nuk ka asnjë shenjë për tërheqje nga qendrimi i deritanishem, si nga ana e opozitës ashtu edhe e mazhorancës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA