Ballsh, qindra persona kërkojnë ndihmë mjekësore

12/05/2010 17:05

Paraditen e se mërkures dhjetëra persona kërkuan sërish ndihme mjekesore në qendren shendetesore te Ballshit. (UPDATE)

Ata kane shfaqur simptomat tashme te njohura i cili ne fillim u quajt helmim. Nderkohe qe u fol se dyshimi kryesor mbinte mbi ujin e pijshem ujesjellesi edhe sot ne mengjes nuk ishte mbyllur.

Rastet e para u shfaqen ne daten 6 maj dhe jane disa qindra persona qe kerkojne ndihme disa here. Ata paraqiten ne kete qender shendetesore per te marre serume ndersa ende nuk ka nje pergjigjie se kush eshte shkaktari i kesaj gjendje. Specialiste te laboratoreve private ne Ballsh thone se nga analizat e bera situate eshte normale dhe ata sjane ne gjendje te identifikojne shkakun. Prane ketij spitali ka shkuar edhe deputetja socialiste Ermelinda Meksi e cila ka kerkuar informacion nga mjeket.

Me pas deputetja beri thirrje per te derguar ekipe mjekesore ne ndihme te mjekeve ne Ballsh.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA