Topi-ambasadorët, diskutohet për krizën dhe zgjidhjen
11/05/2010 12:25
Mes kreut të shtetit, Bamir Topi, ambasadorit amerikan John Withers dhe atij spanjoll Manuel Montobio është diskutuar rreth situatës së fundit politike në vend, përpjekjeve, mundësive e rrugëve kushtetuese dhe institucionale për të zgjidhur në një kohë sa më të shpejtë dhe normalizuar gjendjen. (UPDATE)
Kështu bëhet e ditur në njoftimin zyrtar në faqen e Presidencës, pas përfundimit të takimit mes Topit dhe dy ambasadorëve.
Më tej njoftimi sqaron se presidenti bashkë më Withers dhe Montobion, diskutuan edhe për nevojën e vazhdimit të reformës në gjyqësor duke nënvizuar rëndësinë e një sistemi gjyqësor plotësisht të paanshëm dhe profesional.
Top Channel