Sandër Lleshi, tani numri dy i ushtrisë

11/05/2010 08:45

Sander Lleshi, me gradë gjeneral është emëruar dje nga Presidenti i Republikës, Bamir Topi, si zëvendësshef i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Shqiptare.

Dekretimi për emërimit të numrit dy të forcave të armatosura është bërë tre muaj, pasi gjeneral Lleshi është emëruar nga kreu i shtetit në postin e Komandantit të Doktrinës dhe Stërvitjes, post shumë i rëndësishëm në ushtri.

Ndërkaq, po dje kreu i shtetit ka emëruar komandantin e ri të Doktrinës dhe Stërvitjes i cili është gjeneral Agim Lala, i cili është liruar nga posti që ka mbajtur si komandant i Forcës së Bashkuar.

Dekretimi i emërimit të drejtuesve të lartë të ushtrisë bëhet pak muaj kur Presidenti i Republikës, i cili është dhe komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, gradoi disa ushtarakë të lartë.

Kjo ndodhi pas “tërmetit” që u shkaktua pas lirimit të thuajse të gjithë gjeneralëve, si pasojë e shpërthimit të tragjedisë së Gërdecit.

Situata në Ministrinë e Mbrojtjes u bë delikate, pasi postet më të larta përbëheshin nga kolonelë. Ndaj dhe në atë kohë u quajt “drejtimi i kolonelëve”. Sandër Lleshi, i cili ka pasur gradën kolonel dhe ishte Komandant i Komandës së Doktrinave dhe të Stërvitjes, u gradua gjeneral jo shumë kohë më parë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA