Kredia, interesi në lek, 13.16 për qind

11/05/2010 09:05

Prirja rënëse e interesit për kredinë në lekë në tremujorin e fundit 2009 ka vazhduar deri në janar 2010.

Në muajin shkurt, kreditë në lekë kanë qenë më të shtrenjta të ndikuara nga disa norma të larta për overdraft-e për bizneset.

Gjatë muajve janar-shkurt, interesi mesatar i ponderuar për kreditë e reja në lekë ka shënuar vlerën mesatare 13.16 për qind.

Kjo vlerë është 0.55 pikë përqindjeje më poshtë se mesatarja e tremujorit të fundit të vitit 2009.

Ulja e vlerës mesatare të normës së ponderuar të interesit në monedhën vendase është ndikuar nga rënia e interesit për kreditë afatgjata për pasuri të paluajtshme dhe blerje pajisjesh kryesisht për bizneset, në këtë periudhë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA