Johansonn: Dua të impenjohem me shumë në kinema

11/05/2010 17:35

Fytyrë ëngjëllore, sharm dhe sensualitet. Bëhet fjalë për aktoren Scarlett Johansonn e cika ka pozuar për revistën “V Magazine”.

Protagonistja e “Iron Man 2” flet për jetën e saj private, për dashurinë për kinemanë dhe atë për muzikën rock. Ajo ka pozuar për objektivin e Inez van Lamsweerde e Vinoodh Matadin e veshur me firmën Yves Saint Laurent.

“Tashmë nuk jam më një fëmijë. Jeta dhe karriera ime janë ndryshe krahasuar me të shkuarën. Kam bërë goxha rrugë por tashmë dua të bej një lloj kinemaje më impenjative”, shprehet bukuroshja bionde.

Në lidhje me miqësinë me të venë e Kurt Cobain, Courtney Love, ajo shton: “Jam një fanse e madhe e saj sepse ka një talent të madh por nuk di asgjë për një projekt filmi. Më pëlqen ideja të luaj për një film rreth Cobain por duhet vlerësuar me shumë kujdes”, shton Johansonn.

FOTO GALERI
3/3
“Jeta ime ka ndryshuar”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA