Interesat, bie raporti kredi-depozita

11/05/2010 09:00

Kostoja e ndërmjetësimit në lekë është ulur gjatë muajve janar-shkurt, duke shënuar vlerën 7.68 pikë përqindjeje, nga 8.31 pikë përqindje në tremujorin e katërt të vitit 2009.

Sipas Bankës së Shqipërisë, norma mesatare e ndërmjetësimit për monedhën europiane shënoi 5.00 pikë përqindjeje në vlerë mesatare në muajt janar-shkurt, rreth 0.89 pikë përqindjeje më poshtë.

Diferenca midis normave të interesit për kreditë në lekë me ato në euro ka vijuar të ketë luhatshmëri të madhe.

“Në muajin janar, ajo ka regjistruar rritje prej 0.27 pikë përqindjeje mesatarisht, për t’u ulur me 0.9 pikë përqindjeje në muajin shkurt”, thuhet në raportin e politikës monetare, tremujori i parë 2010.  

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA